“Muaji i Monumenteve të Kulturës”- Çelet ekspozitë në Muzeun Etnografik të Elbasanit
Në kuadër të “Muajit të Monumenteve të Kulturës” dhe 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë, në muzeun etnografik Elbasan është çelur një ekspozitë nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore.
Ekspozita solli për publikun materiale grafike të monumenteve kulturore të cilat janë dëshmi e trashëgimisë sonë të pasur.
Specialisti Andrea Pambuku thotë se qëllimi kryesor është promovimi i trashëgimisë kulturore.
“Jemi vendosur në Elbasan meqenëse kemi të bëjmë me një monument të trashigimisë kulturore, por njëkohësisht edhe përsa i përket vlerave të saj unike. Ekspozita jonë “Muaji i Monumenteve” është një iniciative krahas Shtatorit që është muaji i monumenteve dhe 80 vjetori i çlirimit të atdheut, është inicative IKTK për të nxirrë në pah fotografi, dhe grafika që janë punuar që nga fillimi i institutit”, tha Andrea Pambuku, specialist në Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
Me këtë ekspozitë, synohet ruajtja dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë, duke shërbyer si një urë lidhëse mes të kaluarës së pasur dhe brezave të rinj.
“Kjo i shërben si shpalosjes dhe njohjes së ketyre monumenteve, por me shumë është çështje edukimi. Në fakt këtu është një ambjent i veçantë sepse dhe vetë ky ambjent është monument i trashigimisë kulturëre e Elbasanit. Është një ekspozitë që ngjall mjaft interes dhe siç e shifni edhe ne keto momente që e frekuentojnë dhe shofin gjitha ketë trashigimi të pasur që kemi si komb”, tha Artur Guni, drejtor i Agjensisë së Turizmit dhe Kultirës, Bashkia Elbasan.
Elbasani është një nga qarqet më të pasura arkeologjike dhe për rrjedhojë edhe i monumenteve të kulturës, çka ka rritur interesin e vizitorëve për to.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi