Çelet ekspozita e foto-arkivit në Gjirokastër, shfaqen 80 objekte kulti të vendit
Kalaja e gurtë e Gjirokastrës krahas vizitave të shumta nga turistët e shumtë është kthyer edhe në një qendër të veçantë të organizimit të aktiviteteve kulturore.
Në fundjavë në mjediset e kështjellës së Argjiros u çel një ekspozitë fotografike përgjatë së cilës prezantoheshin monumentet e kulturës në vite.
Në rreth 80 foto-arkiv u prezantuan disa prej monumenteve dhe objekteve kryesore të trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
“Ekspozita që ne po organizojmë është në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të vendit, janë bërë disa ekspozita përgjatë këtij viti, kjo është e treat që ne organizojmë dhe ekspozita prezanton monumentet e kulturës,punën që është bëra nga Instituti i Trashëgimisë Kulturore ndër vite që në themelimin e tij dhe deri tani,” –shprehet Kejda Almche, specialiste e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.
Çelja e kësaj ekspozite në mjediset e kalasë së Gjirokastrës, që është monumenti më i vizituar në vendin tonë tërhoqi edhe vëmendjen dhe interesimin e turistëve të shumtë.
“Është me vlera të mëdha që ne të promovojmë trashëgiminë tonë kulturore dhe njëkohësisht të tregojmë vendasve dhe turistëve në lidhje me arkeologjinë, trashëgiminë kulturore dhe monumentet e tjera të cilat kanë vlera, ne kemi ekspozuar një pjesë të arkivit tonë për të treguar ndryshimet që ka pësuar monumenti dhe restaurimet që Janë bërë gjatë kohëve në vijim që nga themelimi i institutit tonë,” –thotë Andrea Pambuku, një tjetër specialist i këtij Instituti.
Përgjatë sezonit të verës në Gjirokastër u zhvilluan aktivitete të shumta kulturore dhe artistike ndërsa kalendari i pasur i organizimeve do të vazhdojë edhe në stinën e vjeshtës.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit