Vjeshta turistike në Gjirokastër, rezervimet shkojnë në masën 60%
Në këtë fillim shtatori qyteti i Gjirokastrës dhe rrethinat vazhdojnë të mirëpresin një numër të lartë turistësh vendas dhe të huaj.
Përfaqësuesit e bizneseve turistike shprehen se rreth 60% e turistëve vijnë me grupe të organizuara ndërsa pjesa tjetër udhëtojnë si familje apo individë.
Turistët kryesisht të huaj në këtë periudhë preferojnë të vizitojnë monumentet e kulturës si dhe vlerat historike dhe arkitektonike të qytetit të gurtë.
“Muaji shtator dhe tetor është pjesë e kulmit të sezonit turistik për Gjirokastrën sepse dihet që këto janë muajt e sezonit të turizmit kulturor dhe Gjirokastra është një nga destinacionet kryesore,numri i vizitorëve ka qenë shumë i lartë në këto ditë,të gjithë jemi dëshmimtarë keni parë rrugët e pazarit plot, të gjitha strukturat akomoduese në pjesën më të madhe janë të rezervuara sepse janë grupet e turizmit kulturor,” –tregon kryetari i Dhomës së Tregtisë Maksim Hoxha.
“Muaji shtator ka filluar mirë ne pothuajse kemi patur rezervime nga grupet në masën 60% dhe tani 20% ka edhe fluks turistësh që janë individë,”-tha administratori i biznesit turistik Hysen Kodra.
Trendi i lartë i vizitueshëmrisë turistike pritet të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës.
Tashmë rreth 80% e kapaciteteve akomoduese janë të ezauruara për muajt shtator dhe tetor duke e bërë qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat të përzgjurën e turizmit edhe në nivel kombëtar.
“Kjo ecuri e shtatorit është edhe për muajin tetor deri në javën e parë të nëntorit , shpresojmë që të ketë vazhdimësi edhe pas javës së parë të nëntorit, gjithsesi deri në këtë periduhë që po flasim Gjirokastra në 70-80% është e mbyllur përsa i përket prenotimeve,” -u shpreh kryetari i Dhomës së Tregtisë Maksim Hoxha.
Përgjatë periudhës së verës Gjirokastra u vizitua nga një numër i lartë turistësh, duke ndikuar pozitivisht për zhvillimin e ekonomisë lokale dhe çeljen e vendeve të punës.
LEXONI GHITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit