Tradita e grave korçare, pastrimi i rrugicave i trashëguar ndër breza po humbet

21 Shtator 2024 | 17:47

Shumë gra korçare, çdo mëngjes, me fshesë pastrojnë jo vetëm oborrin por edhe sokaqet e hapësirat e përbashkëta, duke bërë kështu që Korça të jetë një nga qytetet më të pastra në Shqipëri e duke mbajtur gjallë traditën qindra-vjeçare.

76-vjeçarja Tatjana, që e vogël është rritur në këtë lagje të Korçës. Tradita ishte që çdo nuse e shtëpisë duhet të pastronte ambjentin përpara banesës, një punë e cila është kthyer në rutinë për pensionisten që vijon ta ruaj si traditë.

Edhe Marjana është banore në një nga rrugicat e kalldrëmta të qytetit. Ajo tregon se gjyshja ishte e para që e mësoi ta bëntë këtë gjë çdo mëngjes.

“Gjithmonë në mëngjes dilnim fshinim, kishim kova, tani ka qese plastike. Vazhdojmë njësoj. Çdo mëngjes, oborr, sokak dhe mbrapa shtëpisë. Shumica korçare dalin”, tha Tatjana Dhëmbo, banore e lagjes nr.1 të qytetit.

“Ne e kemi traditë në Korçë që fshijnë oborrin, rrugën, shtëpinë, të gjitha. E kemi pastërti. Unë kam nisur që e vogël. Duke parë mamanë, gjyshen, motrat, vetë, e kam qejf të jetë gjithnjë e pastër dhe e mire”, tha Marjana Karamitro, banore e lagjes nr.1.

Tradita e dikurshme po humbet, pasi vajzat e reja nuk e prekin më fshesën me dorë – thonë dy gratë korçare.

“Mbetemi ne vjehrrat. Tradita e pastrimit po humbet. Ja ne jemi një rrugë e tërë, tek ai pallati është gjithë plehra. Nuk e duan, me vjen keq, brezi ynë do e beje pastaj harroje, do behet si qytetet e tjera”, tha Tatjana.

“Të rejat nuk e kanë, merren me punë, duhet ta kesh në gjak. Sidmos jo rrugët karakteristike por as në pallate nuk e bëjnë, le për të dëshiruar. Me vjen keq se e dua Korçën, pastërtinë”, tha Marjana.

Në ditën botërore të pastrimit, shembulli vjen nga Korça, aty ku një fshesë, një përshëndetje dhe pak dashuri për qytetin përkthehet në atë çka shohim sot, një Korçë të pastër.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i bërë publik në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, Tirana rezulton të jetë destinacioni më i vizituar...
22:15 | 20/07/2026

Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin

Policia e Shtetit ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me të shtënat me armë zjarri të regjistruara mbrëmjen e kësaj të hëne në lagjen...
21:48 | 20/07/2026