Humbi burrin e 2 djemtë në Luftën e Kosovës, rrëfimi i Luljetës për familjen Sharani

21 Shtator 2024 | 18:07

Luljeta Sharani, nëna që humbi 2 djemtë dhe bashkëshortin në Luftën e Kosovës, ka rrëfyer për emisionin ‘Real People’ në Euronews Albania historinë e dhimbshme të familjes së saj.

Luljeta ka treguar me detaje jetën e saj pas martese dhe sjelljen në jetë të tre fëmijëve, ditëlindjet e të cilëve i mban mend edhe sot.

Ajo tha se fëmijëria e saj ishte e bukur dhe martesa e saj me Skifer Sharanin ishte një fat i madh për të, pasi sipas saj, ata ishin familje shumë e mirë.

“Kemi jetuar sëbashku. Unë këtu erdha nuse në vitin 1976. Isha vajzë Gjakove dhe u martova në Gjakovë. Kisha lindur në qendër të qytetit. Fillimet e fëmijërisë time kanë qenë shumë të mira. Fatmirësisht edhe u martova me familje shumë të mirë. Kishin edukatë dhe kulturë të jashtëzakonshme. Skiferi ka lindur pas 2 vajzave, pas motrave dhe si në traditën e shqiptarëve kur që presin çunin, ato organizuan një ceremoni shumë të madhe.

Fabrikat më të shumta kanë qenë në Gjakovë. Skiferi ka qenë inxhinier i makinerisë. Por disa vite pa filluar lufta filluan t’i largojnë nga puna. Por Skiferi si njeri i ngritur, si drejtor tha ‘më vjen inat që të më largojnë ata nga puna, kështu që po iki vetë’. Nënë u bëra më 23 korrik 1977 me Valonin, djalin e parë.

Skiferi vetë ja vuri emrin se ka qenë në shërbimin ushtarak. E vendosi Valon për valimin e flamurit. Skiferi gjatë shërbimit ushtarak ka qenë në Beograd dhe një muaj në Shkup. Ai ikte në fundjavë dhe kur ka lindur Valoni Skiferi ka qenë vetë këtu. Fëmija i dytë në 15 janar 1979, Visari. 1 vit e gjysmë diferencë. Vajza, Arjeta, ka lindur në 25 korrik 1983. Me Valonin kishte 6 vite, me Visarin 4 e gjysmë”, tha Luljeta Sharani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026