“Lufta e radhës në Kosovë”, mesazhi i mercenarëve serbë në ushtrinë ruse në Ukrainë
Në radhët e ushtrisë ruse gjatë agresionit ndaj Ukrainës ka një numër jo të vogël mercenarësh serbë.
Kundrejt pagesës ata janë bërë pjesë e trupave ushtarake që kanë kryer krime ndaj civilëve në zonat e pushtuara të Ukrainës.
Në rrjetet sociale, një mercenar që identifikohet si Serb, ka publikuar një vidoe nga rajoni i aneksuar i Ukrainës, Donbas.
Mercenari serb thotë se pas pushtimit të Ukrainës, konflikti i radhës do të jetë në Kosovës. “Ne jemi sot këtu, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”, deklaron në video mercenari serb.
Qeveria serbe nuk ka marrë asnjë masë për të ndaluar qytetarët e saj që marrin pjesë në luftë në Ukrainë. Ndërkohë mediat serbe kanë publikuar të dhëna që tregojnë se qytetarët serbë kanë lehtësira më shumë se kombësitë e tjera për t’u bërë pjesë e ushtrisë ruse.
Nga ana e qeverisë së Kosovës ka pasur denoncime lidhur me praninë e ushtarakëve ruse, kryesisht grupi Vagner në Veri të Kosovës. Zyrtarë të inteligjencës së Kosovës kanë deklaruar se në incidentet e zhvilluara vitin e fundit në veri të Kosovës ka pasur mercenarë rusë.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:43 Serbia nis Dialogun Strategjik me SHBA-në, raundi i parë të premten
- 10:39 Berisha në Bruksel: Duhet të krijojmë grup të posaçëm pune për kartelet
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it