A rrezikohet Kosova nga lufta? Bushati: Vëmendja te qendra e Rusisë në Nish

15 Prill 2024 | 21:46

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha në emisionin Now në Euronews Albania se rasti i konfliktit në rajonin tonë mes Kosovës dhe Serbisë është i ndryshëm nga konfliktet që po zhvillohen në botë për shkak të pranisë së përhershme të NATO-s.

Sipas tij, me shqetësim duhet të shihen manovrat e përbashkëta ushtarake që ka bërë Serbia me Rusinë apo veprimi i qendrës humanitare të Rusisë në Nish.

“Blerja e armatimeve nga partnerë si Franca, që është një nga vendet që ka hedhur me kohë tezën e krijimit të një unioni ushtarak brenda Bashkimit Evropian, nuk mendoj se duhet parë me shqetësim. Me shqetësim duhet të shihen manovrat e përbashkëta që ka bërë Serbia me Rusinë. Me vëmendje të shtuar duhet të shihet veprimi i qendrës humanitare të Rusisë në Nish. Goditja që ju bë nga Izraeli qendrës që solli reagimin e Iranit ishte një qendër në dukej diplomatike, por ishte përgjegjëse për planifikimin ushtarak. Këto janë disa sinjale që duhet të jenë më në vëmendje. Por mendoj se NATO ka kohë që e ka kthyer Adriatikun nga një det në një liqen me anëtarësimin e fundit të Malit të Zi”, tha Bushati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026