Kryeministri libanez kërkesë komunitetit ndërkombëtar: Ndaloni masakrat izraelite
Kryeministri libanez, Najib Mikati i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të shtunën të mbajë një qëndrim të qartë për ato që ai i quajti “masakrat e tmerrshme izraelite” në Liban.
“Kisha synuar të udhëtoja në New York si pjesë e intensifikimit të përpjekjeve diplomatike libaneze gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për të ndaluar agresionin e vazhdueshëm izraelit kundër Libanit dhe masakrat që po kryheshin nga armiku”, tha Mikati në një deklaratë.
“Në dritën e zhvillimeve në lidhje me agresionin izraelit në Liban, vendosa të anuloj udhëtimin tim”, shtoi ai.
“Nuk ka asnjë prioritet për momentin që tejkalon ndalimin e masakrave të kryera nga armiku izraelit dhe llojet e shumta të luftërave që ai po bën,” ripohoi Mikati.
Kryeministri libanez i bëri thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe ndërgjegjes njerëzore që të marrin një qëndrim të qartë për këto masakra të tmerrshme dhe të miratojnë ligje ndërkombëtare për të mbrojtur mjetet teknologjike civile nga shënjestrimi”.
Të paktën 37 persona, përfshirë fëmijë dhe gra, u vranë dhe dhjetëra u plagosën në një sulm ajror vdekjeprurës izraelit në periferinë jugore të Bejrutit të premten.
Hezbollahu konfirmoi se të paktën 16 nga anëtarët e saj, përfshirë udhëheqësin e lartë Ibrahim Aqil dhe komandantin e lartë Ahmed Wahbi, u vranë në sulmin izraelit.
Sulmi erdhi dy ditë pasi të paktën 39 njerëz u vranë dhe mbi 3,000 të tjerë u plagosën në dy valë shpërthimesh të pajisjeve të komunikimit me valë në të gjithë Libanin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq