Me prirje të majta, betohet Presidenti i ri i Sri Lankës
Anura Kumara Dissanayake, është betuar si Presidenti i ri e Sri Lankës, duke premtuar politikë “të pastër” ndërsa vendi rimëkëmbet nga kriza e tij më e keqe ekonomike.
Sipas mediave të huaja, Dissanayake me prirje të majtë e ka konsideruar veten si një përçarës të status quo-së dhe analistët e shohin fitoren e tij si një refuzim të korrupsionit dhe nepotizmit që ka pllakosur prej kohësh vendin.
Zgjedhjet e së shtunës ishin të parat që nga viti 2022, kur pakënaqësia mbi ekonominë nxiti protesta masive dhe rrëzoi nga pushteti ish-presidentin Gotabaya Rajapaksa.
“Ne duhet të krijojmë një kulturë të re të pastër politike,” tha ai. “Unë angazhohem për ta arritur këtë. Ne do të bëjmë çmos për të rifituar respektin dhe besimin e popullit për sistemin politik.”
55-vjeçari, i njohur gjithashtu si AKD, i tha popullit se “demokracia nuk përfundon me emërimin e një lideri”.
“Ne duhet të forcojmë demokracinë. Unë zotoj të bëj maksimumin për të mbrojtur demokracinë,” tha ai.
“Unë kam thënë më parë se nuk jam një magjistar, unë jam një qytetar i zakonshëm. Ka gjëra që i di dhe nuk i di. Objektivi im më i madh është të mbledh ata me njohuri dhe aftësi për të ndihmuar në ngritjen e këtij vendi”, shtoi ai.
Dissanayake mori bekimin budist në fund të fjalimit të tij. Përfaqësuesit e feve të tjera të Sri Lankës – Islami, Hinduizmi dhe Krishterimi – ishin gjithashtu të pranishëm gjatë betimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme