Koalicioni i shqiptarëve në RMV, Arben Taravari: Blloku anti-BDI do të sjellë ndryshimin e madh pas 18 vjetësh
Arben Taravari, sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, në një lidhje live me Ilva Now në Euronews Albania shpjegoi se si rrodhën negociatat mes dy partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativa ndërsa shtoi se mundësitë koalicion me parti të tjera mbetet e hapur për çdo parti që dëshiron të bashkohet.
Z. Taravari tha se qëllimi është që të krijohet një front i fortë anti-BDI, një patti që sipas tij është në pushtet prej 18 vjetësh, si në diktaturë.
Ai u shpreh i bindur në fitoren e këtij fronti përballë BDI, me qëllimin e madh për të sjellë ndryshimin në Maqedoninë e Veriut.
“Dy muajt e fundit kemi bërë 4 anketa ku shihen raportet dhe ne jemi shumë afër BDI, na duhej një parti në koalicion që të fitojmë. Një parti politike i ka pasur për 18 vjet të gjitha pushtet si në komunizëm. Nga anketat shohim se koalicioni ynë dhe të tjerë në frontin anti-BDI janë fitues. Duam të sjellim ndryshimin e në Maqedoninë e Veriut”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë