Milani triumfon pas dy viteve në derbin me Interin, Gabbia “heroi” i kuqezinjve
2 vite e 19 ditë i janë dashur Milanit për të mposhtur rivalët e përbetuar të qytetit, Interin, në derbin e Madoninës. Mbrëmja e së dielës në kampionatin italian zhvilloi përballjen historike të Milanos, aty ku djajtë dhe zikaltrit matën forcat, në një duel që gjithmonë di se si ti mbajë në ankth tifozët, e madje të luajë me zemrat e këtyre të fundit.
Përballja e parë sezonale i takoi Milanit të Fonsecas, i cili arriti të zhbllokonte shpejt shifrat me një gol tepër të bukur të Pulisic, në minutën e 10. Avantazhi nuk do të zgjaste shumë, pasi Di Marco riktheu ekuilibrat brenda fraksionit të parë, duke bërë që në pushimin mes pjesëve të mos kishte fitues. Pjesa e dytë tregoi më tepër dëshirë nga Milani, që u duk jo favorit në nisje të kësaj përballje, por ashtu sic derbit janë, nuk mund të parashikohen.
Kur u duk se skuadrat do të ndanin pikët, ishte mbrojtësi Gabbia që pas një topi të dërguar në zonë, goditi saktë me kokë duke mposhtur Sommer, e kthyer në hero të klasikes evropiane të futbollit. Fitorja e dytë sezonale në Serinë A për Milanin, që numëron 8 pikë po aq sa Interi. Të dielën në Itali u luajtën dhe 3 ndeshje të tjera interesante, ku fituan Roma, Fiorentina dhe Bologna.
LEXONI GJITHASHTU:
- Drejtuesit të pakënaqur me rezultatet, Roma shkarkon trajnerin De Rossi
- Gjermanët shkëlqyen në Champions: 18 gola në 3 ditë, Bayerni vendos rekord në Europë
Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 13:18 Shkoi për mjekim me armë me vete, 54-vjeçarit nga Lezha i shkrepet pistoleta aksidentalisht
- 13:03 U shoqërua gjatë protestës, lirohet aktivisti Arben Kola: U ndjeva si shqiponjë
- 13:02 Situata e zjarreve, Rama: Kemi mbyllur procedurën për 3 avionë zjarrfikës, do të vijnë në fund të vitit
- 12:47 Tre grupet opozitare: Pro marrëveshjes 302 milionë dollarë me SHBA, jo procedurës së përshpejtuar
- 12:46 Hoxha: Manipulimi i informacionit, instrument presioni hibrid që dëmton demokracinë
- 12:41 “Për shkak të ‘Pandës’ ndodhi Reçaku”, nëna e viktimës së rastit “Panda”: Do ta padis shtetin, Vuçiçi të tregojë të vërtetën