Gara për drejtor të Përgjithshëm të Policisë, skualifikohen 4 kandidatë (Emrat)
23 Shtator 2024 |
11:23
Ministri Ervin Hoxha, ka deklaruar gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Sigurisë, se janë skualifikuar katër kandidatë deri tani nga gara për drejtorin e Policisë së Shtetit. Gaztari i Euronews Albania, Eni Ferhati ka arritur të sigurojë emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar, ata janë:
Sami Rasha
Shemsi Premçi
Ibrahim Disha
Hajrulla Xhivini
Sipas burimeve 4 kandidatet janë skualifikuar për mos plotësim kriteresh. Pak ditë më parë qarkulloi lajmi se kandidati Hajrullah Xhivini ishte në kërkim, pasi kishte kryer veprime të pahijshme në publik.
Tashmë pë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kandidojnë:
- Adriatik Tafçiu
- Altin Mena
- Ardian Çipa
- Gentjan Shehaj
- Idajet Faskaj
- Ilir Proda
- Lutfi Minxhozi
- Neritan Nallbati
- Pëllumb Seferi
- Rebani Jaupi
- Skënder Hita
Kujtojmë se kushtet që duhet të plotësonin këta kandidatë ishin:
- a) mban njërën nga gradat e rolit të mesëm drejtues;
- b) të ketë shtetësi shqiptare;
- c) të mos ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të formës së prerë;
- ç) të mos ketë marrë masat disiplinore të përcaktuara në shkronjat “c”, “ç” dhe “d” të pikës 1 të nenit 123 të ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, brenda 5 (pesë) vjetëve të fundit;
- d) të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
- dh) të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin për konfliktin e interesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Gjyqi i “Sterilizimit”, Beqaj jashtë kafazit! Shtyhet seanca për kërkesat paraprake
Seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme për çështjen e koncesionit të “Sterilizimit” është shtyrë këtë të martë, pasi prokurorët e SPAK kërkuan kohë për...
Policia dhe RENEA operacion në Fushë-Krujë për kapjen e Ylli Zallës, nuk gjendet në banesë. Sekuestrohet 1 pistoletë
Policia e Tiranës këtë të martë në bashkëpunim me RENEA-n kanë zhvilluar një operacion në fshatin Zallë të Fushë-Krujës për kapjen e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. Operacioni...
Gjyqi ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, pyetet dëshmitari i radhës. Shtyhet seanca për më 14 korrik
Në Gjykatën e Posaçme këtë të martë është zhvilluar seanca e radhës në gjyqin ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli. Në seancë u...
- 14:36 Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga SHBA-të: Ne duhet të fitojmë autonomi të plotë në prodhimin e armëve
- 14:35 Messi kërkon të “pushtojë” Botërorin me rekorde të reja
- 14:34 Klose përgëzon golashënuesin e ri më të mirë të Botërorit: Messi nuk është shaka!
- 14:33 Italianët frenojnë për Brojën, dy pengesa të mëdha për firmën me sulmuesin e Kombëtares
- 14:31 Raportoi për divorcin e Putinit dhe lidhjen me Kabaevën, vdes në rrethana të dyshimta gazetari
- 14:30 Dështon krijimi i qeverisë së re në Rumani