Korçë| “Do hamë më pak për të jetuar”, qytetarët ankohen për rritjen e çmimeve
Në mesin e muajit shtator ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve. Por kjo rritje sa i mundëson ata për të blerë qoftë dhe produktet minimale të shportës?
“Shumë janë rritur, aq sa nuk i përballojmë dot. Të gjitha produktet që ka pazari janë rritur nuk i blemë dot. Pensionet 4% i rriti, për vete i rriti 4 milion, pensionistët 4%. Nuk kemi, ndaj marrim kaq. Doja të merrja e gjëra të tjera por nuk i merrja dot,” –tha një qytetar.
“Nuk e di kush e rriti, këta apo furnizuesit. Por çmimet janë të rritura, domatja 150-200 lek. Do hash sa më pak edhe. Nuk e mbush pjatën tamam, do e mbushesh pjatën përgjysmë e do përballosh jetesën,”-u shpreh një tjetër qytetar.
Edhe tregtarët e pranojnë rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës, duke shtuar se kjo rritje vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas dhe detyrimit për të marrë mallra importi.
“Janë rritur shumë, nuk ka mall vendi, i prishi vapa. Vjen nga jashtë, normal do rritet. Në marrim prodhim vendas por nuk ka. Nuk ka prodhim vendi e vjen nga jashtë, transporti, abuzimi, ne jemi të fundit fare këtu. Fitimi nëpër qese,” –tha një tregtare.
Një vit më parë një kg domate do të kushtonte 100 lekë ndërsa këtë vit kushton 150 lekë, një kg speca kushtonte 80 lek ndërsa këtë vit 110 lek, një kg patate kushtonte 30 lekë ndërsa këtë vit kushton 60 lekë.
TABELA – RRITJA E ÇMIMEVE TË PERIMEVE
2023 – 2024
PATATE 30 LEKË/KG 60 LEKË/KG
DOMATE 100 LEKË/KG 150 LEKË/KG
SPECA 80 LEKË/KG 110 LEKË/KG
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve