Projekti i gazifikimit në Korçë, Shqipëri-Azerbajxhan, do të nisë në 2025
Shqipëri-Azerbajxhan, në 2025 do të nis projekti pilot për gazifikimin e qytetit të Korçës. Ambasadori i Azebjaxhanit në Shqipëri ka dhënë detaje sesi do të funksionojë ky projekt.
Projekti i gazifikimit së qytetit të Korçës është ende në fazën paraprake. Kështu ka deklaruar nga Korça ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri Anar Huseynov, i cili shtoi se vitin e ardhshëm pritet që të kemi një projekt konkret
“Jemi ende në bisedime me shtetin shqiptar, jemi në fazën që po përgatitim dokumentacionin dhe bazën ligjore. Këtë vit po finalizojmë këtë fazë, ka ende dhe pak punë, është projekt i madh ndaj ka pak burokraci dhe pas pak do të nisim dhe ideimin e projektit. Ne kemi dëshirë që projektin pilot ta kemi gati për vitin e ardhshëm”,-tha Anar Huseynov ambasadori i Azerbajxhanit në Shqipëri.
Për kryetarin e bashkisë së Korçës Sotiraq Filo, gazifikimi do të jete projekti që do të sjellë infrastrukturën e Korçës në standarde europiane.
70% e këtij projekti do të përballohet nga qeveria shqiptare ndërkohë që pjesa tjetër do të jetë mbështetje nga ana e qeverisë së Azerbajxhanit, e projektuar nga kompania SOKAR, ndërkohë që linja e gazit do të përfitohet nga ana e projektit ndërkombëtar TAP.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje