Largime masive nga jugu i Libanit: Izraeli vijon bombardimet, Hezbollah i “heshtur”

24 Shtator 2024 | 11:57

Të paktën 492 persona janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që synonin Hezbollahun në Liban. Lajmi është bërë me dije nga ministria e Shëndetësisë së Libanit duke e cilësuar ditën më të errët të konfliktit. Mes viktimave sipas të dhënave kishte gra dhe fëmijë.

Mijëra familje janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi ushtria izraelite tha se goditi 1600 objektiva të Hezbollahut në një operacion për të shkatërruar infrastrukturën që grupi i armatosur kishte ndërtuar që nga lufta e vitit 2006. Hezbollahu, ndërkohë, lëshoi më shumë se 200 raketa në veri të Izraelit.

Mijëra njerëzve u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në Libanin jugor pas valës së sulmeve të të hënës.

Tani mund t’ju sjellim disa fotografi që tregojnë njerëzit duke udhëtuar mbrëmë dhe duke mbërritur në kryeqytetin Bejrut këtë mëngjes.

Një burrë që arriti në Bejrut këtë mëngjes i tha BBC se udhëtimi i tij nga jugu zgjati 17 orë. Ai tha se Izraeli kishte bombarduar vende përgjatë rrugës kryesore, duke i detyruar ata që iknin të përdornin rrugë alternative.

Ndërkohë brenda Bejrutit ka më pak trafik se normalja. Disa biznese janë hapur, porshumë të tjera janë mbyllur, ndërsa shkollat ​​po përdoren si qendra pritjeje për ata që ikin nga bombardimet.

Ndërkohë Izraeli vazhdon të zhvillojë fushatën e tij më agresive kundër Hezbollahut që nga lufta e vitit 2006. Sakaq përgjigja e grupit militant të mbështetur nga Irani mbetet çuditërisht e heshtur.

E gjithë kjo ngre pyetjen nëse Hezbollahu nuk dëshiron apo thjesht nuk është në gjendje të çlirojë arsenalin e tij më të madh, apo është në pritje të momentit të duhur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)

Më shumë se 400 persona janë evakuuar me varka drejt skelës së Arcachon për t’i shpëtuar zjarrit të madh që ka përfshirë gadishullin Cap Ferret...
15:24 | 24/07/2026

Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet

Autopsia e Daniel Siad, agjentit të modelimit që dyshohej se kishte lidhje të ngushta me Jeffrey Epstein dhe rekrutonte gra të reja në emër të...
15:16 | 24/07/2026