1-vjetori i sulmit në Banjskë të Kosovës, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë ka reaguar lidhur me 1-vjetorin e sulmit terrorist të grupit të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Ministria e Jashtme kujton sakrificën e efektivit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vdekur gjatë shkëmbimit të zjarrit.
Po ashtu Ministria shkruan se është e papranueshme që përgjegjësit e këtij sulmi të jenë ende të lirë.
Po ashtu në njoftim shkruhet se Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për ‘organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal’.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në platformën X:
Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Duke kujtuar me nderim, sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justitifikime.
Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
“Urrejtje patologjike ndaj Kosovës”, Andoni: Ministrja serbe pati kurajë dhe e tha, Daçiç e thelloi
- 09:36 Goditet një anije pranë brigjeve të Omanit, përfshihet nga flakët
- 09:30 Merz propozon riorganizimin e qeverisë pas dorëheqjes së aleatit të tij të ngushtë, Jens Spahn
- 09:26 Ministrat e Jashtëm të Egjiptit dhe Jordanisë diskutojnë zhvillimet rajonale, dënojnë sulmet iraniane
- 09:05 E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
- 09:03 Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA