Lanë takim në Vorë për borxhin, si u përshkallëzua sherri me armë mes të rinjve
Të tjera detaje kanë dalë ka konflikti me armë zjarri mes dy grupeve të të rinjve pasditen e kësaj të marte në Vorë.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se gjatë konfliktit njëri prej këtyre personave ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
Shkak i sherrit dyshohet se është bërë një borxh i mbartur. Nga të shtënat fatmirësisht nuk ka persona të plagosur.
Po ashtu mësohet se personat e përfshirë në konflikt nuk janë nga Vora. Si fillim kanë komunikuar në telefon dhe më pas kishin lënë një takim në Vorë për t’u sqaruar. Dyshohet se shtetasi që ndodhej në automjetin tip ‘BMW’ ka qëlluar me armë zjarri.
Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 24.09.2024, rreth orës 17:40, në afërsi të rrethrrotullimit të Vorës, ka patur një konflikt mes shtetasve A. G., 25 vjeç, E. L., 39 vjeç, të cilët lëviznin me një mjet “Volksëagen Golf 5”, dhe shtetasit J. L., 31 vjeç, që lëvizte me një mjet tip “BMW”.
Gjatë konfliktit nga automjeti tip “BMW” dyshohet se është qëlluar një herë me armë zjarri në ajër. Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka persona të dëmtuar.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. L., ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni