Varane tërhiqet nga futbolli në moshën 31-vjeçare

25 Shtator 2024 | 13:52

Pas 10 viteve si profesionist e disa trofeve të fituar, por ende në moshë të re, Rafael Varane i ka dhënë fund futbollit të luajtur. Francezi ka njoftuar në rrjetet sociale se nuk do të jetë më lojtar i Komo, por do të qëndrojë aty me një rol të ri.

“Thuhet se të gjitha gjërat e mira e kanë një fund. Në karrierën time kam marrë përsipër shumë sfida, rast pas rasti, pothuajse të gjitha supozohej të ishin të pamundura. Emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin një jetë. Duke reflektuar mbi këto momente, është me krenari të pamasë dhe një ndjenjë përmbushjeje që po shpall tërheqjen time nga loja që të gjithë e duam. Dhe kështu, një jetë e re fillon jashtë fushës. Unë do të qëndroj me Komo. Vetëm pa përdorur këpucët e mia”, shkruan në rrjetet sociale francezi.

Rafael Varane e nisi karrierën tek Lens në Francë, për tju bashkuar më pas Realit të Madridit ku fitoi 4 herë ligën e kampionëve në qëndrimin 10-vjecar. 3 sezone te djajtë e kuq ku arriti të fitojë kupën, e më pas ju bashkua Komos në Itali, por dëmtimet ia bënë të pamundur vijimin e karrierës. Rafael Varane është fitues i kampionatit botëror 2018 me Francën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026