90 mijë të zhvendosur në Liban, disa dhjetëra të vrarë vetëm të mërkurën
Rreth 90 mijë qytetarë libanezë janë zhvendosur që prej së hënës si pasojë e sulmeve izraelite, me të dyja palët që po i afrohen një lufte të mirëfilltë.
Kështu thonë të dhënat e fundit të Kombeve të Bashkuara, sipas të cilave shifra totale e të zhvendosurve brenda shtetit të Libanit ka shkuar mbi 200 mijë, duke iu shtuar rreth 112 mijë të larguarve që prej tetorit të kaluar.
Ndërkohë, disa dhjetëra persona u vranë dhe mbi 200 të tjerë u plagosën ditën e mërkurë, pasi ushtria izraelite kreu një tjetër valë sulmesh në jug të vendit.
Më herët gjatë ditës ishte Hezbollahu që qëlloi një duzinë raketash ndaj shtetit hebre, përfshirë një me rreze të gjatë, që aktivizoi sirenat e alarmit në Tel Aviv.
Autoritetet izraelite deklaruan se e kishin interceptuar në ajër raketën dhe se ajo nuk kishte shkaktuar viktima apo dëme materiale.
Ndërkohë, gjatë natës mes së martës dhe së mërkurës, ushtria izraelite deklaroi se kishte goditur baza të shumta të Hezbollahut, përfshirë depozita armatimesh.
Shteti hebre saktësoi gjithashtu se kishte identifikuar, goditur dhe shkatërruar një ndërtesë në jug të Libanit, prej nga ishte lëshuar një raketë e sofistikuar ndaj Izraelit.
Të martën u vra një komandant i lartë i lëvizjes islamike, në kuadër të fushatës së bombardimeve, që la mbi 560 të vdekur dhe disa mijëra të zhvendosur nga jugu i Libanit.
Familjet që u larguan u vendosën në qytetet Bejrut dhe Sidon, duke fjetur në makina, shkolla dhe parkingje të kthyera në streha, si dhe përgjatë vijës së plazhit.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur