Mandati i Xhaçkës, Bushka: Venecia aprovoi kërkesën, procesi mbyllet në këtë sesion

26 Shtator 2024 | 12:13

Pasditen e së mërkurës, Komisioni i Venecias ka aprovuar kërkesën e Kuvendit për opinion lidhur me zbatueshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.

Në përgjigjen e Komisionit të Venecias thuhet se kjo çështje do të merret për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 Dhjetor.

Sakaq, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka është shprehur në takimin më drejtuesit e insititucioneve të pavarura se Kuvendi nuk ka vendosur asnjëherë në dyshim fuqinë e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, por përmes dërgesës së kësaj çështje për opinion në Komisionin e Venecias kërkohet një ekspertizë më e thellë ligjore.

Sipas saj, Gjykata Kushtetuese, respektohet jo vetëm si një institucion i pavarur, por edhe për epërsinë që kjo e fundit ka mbi instancat e tjera.

“Këto janë tryezat që do duhet t’i përdorim për të dëgjuar institucionete pavarura dhe si shkon epuiane tyre në kuadër të parimit të balancës së pushteteve. Sa i takon vullnetit të këtij Kuvendi për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, është i palëkundur. Kuvendi bën çdo përpjekeje që të mos vendoset në dyshim fuqia e detyrimit të zvbatimit të vendimeve të GJK. Këto janë çështje që duan ekspertizë juridike, e për këtë siç edhe është njoftuar dje, Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e kryetares së Kuvendit për mënyrën e zbatimit të vendimit të GJK, jo se e kemi vendosur ndonjëherë në dyshim këtë vendim, të cilin e respektojmë si çdo institucion të republikës, aq më tepër si një institucion i pavarur me funksione të qarta dhe që vepron normalisht. Jemi gati të ecim përpara për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, qëllimi është që të përmbyllet ky proces brenda këtij sesioni,” –u shpreh Bushka.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026