Mandati i deputetes Olta Xhacka, Çuçi: Do i kërkojmë opinion Komisionit të Venecias
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, është shprehur se mazhoranca ka diskutuar që t’i kërkojë opinion përfundimtar Komisionit të Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
Komentet Çuçi i bëri gjatë fjalës së tij në një mbledhje ku ai paraqiti bilancin e punës për sesionin parlamentar që lamë pas.
Deklaratat e Çuçit vijnë pasi Gjykata Kushtetuese kërkoi për herë të dytë nga Kuvendi heqjen e mandatit të deputetes Xhaçka.
Ai tha gjithashtu se ka një konflikt kushtetues dhe paqartësi për këtë çështje.
“Është krijuar një paqartësi në lidhje me faktin nëse do duhet që një deputet apo të gjithë deputetët duhet te votojnë në një formë të caktuar apo jo. Ky është një debat që nuk ka gjetur trajtim as nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Gjykata Kushtetuese ka tentuar të trajtojë një normë të re, gjë që nuk ja lejon Kushtetuta. Vullneti është sovran i çdo deputeti, Kushtetuta njeh pavarësinë e deputetit për të votuar në një mënyrë që ai e gjykon.
Ne kemi vendosur ta zgjidhim këtë ngërç duke i kërkuar interpretim përfundimtar komisionit të Venecias. Ky është një debat kushtetues që duhet të marrim një interpretim.
Kemi diskutuar brenda grupit që ne duhet t’i kërkojmë një opinion Komisionit të Venecias për këtë gjë, presim ta formalizojmë dokumentin.
Gjykata Kushtetuese e ka pasur hapësirën për ta adresuar këtë çështje, në mënyrë që të merrte një vendim përfundimtar.
Ka një konflikt kushtetues për këtë çështje. Jam i pavarur, do votoj si të ma dojë mendja mua”, ka thënë Çuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë