Nju Jork, Shqipëria nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Rimëkëmbjen Ukrainës
Më shumë se 30 vende, përfshirë Shqipërinë, miratuan Deklaratën e Përbashkët të Mbështetjes për Rimëkëmbjen dhe Rindërtimin e Ukrainës.
Në ceremoninë ku morën pjesë Presidenti i SHBA, Joe Biden, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, Shqipëria u përfaqësua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Deklarata rikonfirmon angazhimin e palëkundur ndërkombëtar për të qëndruar përkrah popullit ukrainas në luftën e tij për liri, paqe dhe drejtësi.
“Ukraina mund dhe do të ngrihet nga dëmet e shkaktuara, të rigjallërojë ekonominë e saj dhe të rivendosë shpresën për një të ardhme paqësore për popullin e saj”, u shpreh ministri Hasani.
I mbështetur gjatë takimit të Grupit të Shtatë (G7) + Ukrainë, dokumenti përmban disa pika duke përfshirë ndihmën për të rindërtuar Ukrainën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe sigurimin e rreth 50 miliardë dollarëve deri në fund të 2024, përfituar nga asetet e ngrira ruse.
Vendet që miratuan deklaratën: Shqipëria, Bullgaria, Kanadaja, Kroacia, Çekia, Danimarka, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Italia, Japonia, Kosova, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Holanda, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia, Ukraina, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
LEXONI GJITHASHTU:
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia