“Rama duhet ta dënojë Bardhin si Salianjin”-Manjani: I ka djegur shumë hetimi i SPAK

26 Shtator 2024 | 22:40

Juristi Ylli Manjani është shprehur se kryeministri Edi Rama me deklaratat e tij pas dënimit të deputetit Ervin Salianji nga Apeli për kallëzim të rremë, ka nxjerrë mllefin e tij personal për dosjen që sipas tij është duke u hetuar në SPAK për vëllain e tij, Olsi Ramën.

Komentet Manjani i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Rama kërkon që hetimi i SPAK ndaj vëllait të tij të mbetet me çdo kusht me Gazment Bardhin si denoncues.

Ai shtoi gjithashtu se Rama nuk ka nevojë të presë që Bardhi të bëjë kallëzim për Olsi Ramën në SPAK, pasi sipas tij, kryeministri me pushtetin që ka mund edhe ta dënojë vetëm për deklaratat që ka bërë.

“Tani Rama është në fazën e hedhjes së truve të gomarit. Kjo është taktika që ky njeri e ka bërë me sukses për disa vite. Hedh tru gomari, hedh farë përçarjeje, hedh fjalë të rënda për kundërshtarin dhe kur mbarojnë zgjedhjet nuk ka më fjalë të tilla. Kam idenë që ka nxjerrë helm personal.

I ka djegur shumë që ka një hetim në SPAK për çështjen e të vëllait, por që do të lihet me çdo kusht me Gaz Bardhin si denoncues të saj. Tani problemi është unë kam një këshillë për Ramën. Nëse e ka kuptuar rastin Salianji, duhet ta dënojë Gaz Bardhin njësoj, nuk ka nevojë të presi të çojë Gazi kallëzim. Do ta dënosh? Dënoje kështu siç është, sepse ai e ka bërë kallëzimin publik njësoj si Salianji”, tha Manjani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve

Skëndër Brataj, Drejtor i Urgjencës ka njoftuar mbi gjendjen aktuale të evektivit të plagosur Edison Adri. Brataj shpjegon se gjendja e tij është stabilizuar dhe...
11:22 | 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush

Kreu i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku gjatë një operacioni policor humbi jetën efektivi...
11:15 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026