Dënimi i Salianjit, Kaso: Durim Bamit nuk i hyri gjemb në këmbë për kallëzim e rremë

26 Shtator 2024 | 20:22

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, është shprehur se nuk ka asnjë të dhënë që tregon se audio-përgjimi që është publikuar nga deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi për implikimin e Geron Xhafës, vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa, në trafik droge.

Komentet Kaso i bëri në Euronews Albania, ku tha se dënimi i Salianjit nga Gjykata e Apelit me 1 vit burg ditën e sotme, i shërben kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se Rama e sheh Salianjin si një kundërshtar të fortë që e ka përballë, i cili ka rezultuar edhe fitues në zgjedhjet e kaluara.

Kaso shtoi se për kallëzim të rremë nuk është dënuar askush në Shqipëri, madje as eksponenti i krimit, Durim Bami, për ‘aferën për tentativë vrasje që përfshinte emra të lartë të politikës’.

“Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i asaj kohe u zotuan se do të provonin pafajësinë e tyre le të themi dhe gjithë montazhin e kësaj historie, sipas tyre kanë kthyer përgjigje që provat e zërit që shkoi të vuante dënimin në Itali nuk ishin të mjaftueshme për të dhënë një përgjigje përfundimtare dhe zëri i paraqitur, i dhënë në Polici ishte shumë i ngjashëm me zërin në audio-përgjim.

Pra nuk kanë dhënë një provë përfundimtare që ajo që është publikuar nga gazetari dhe Salianji janë të montuara dhe falsifikuara. Të falsifikuara janë për Edi Ramën dhe këdo tjetër që një opozitar që e ka shënjestruar si kundërshtar të hapur politik, i cili edhe në zgjedhje ka marrë rezultat fitues. Mjafton edhe kjo lloj drejtësie që gatuhet në zyrat e Ramës për të çuar sot në burg një opozitar për një vepër penale që sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të dënuar.

Ne kemi raste të eksponentëve të maxhorancës që kanë bërë kallëzime të rreme të provuara me vendime gjykate, por edhe të eksponentëve të krimit të organizuar, kujtoj rastin e Durim Bamit, kallëzimi publik i të cilit për një aferë tentative vrasjeje që përziente krerët më të lartë të shtetit. Atij nuk i ka hyrë një gjëmb në këmbë. Nuk është dënuar as Durim Bami për kallëzim të rremë, dënohet Salianji që të gjithë shqiptarët e panë që kallëzimi i tij ishte i vërtetë”, tha Kaso.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026