OKB: Më shumë se 30.000 persona janë larguar nga Libani në Siri

27 Shtator 2024 | 16:07

Më shumë se 30.000 persona, shumica sirianë, janë larguar nga Libani në Siri në 72 orët e fundit, tha agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara më 27 shtator, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut – i cili është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e Libanit jugor – po intensifikohet.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Afër 80 për qind e personave që po e kalojnë kufirin ishin sirianë dhe afër 20 për qind ishin libanezë, tha Gonzalo Vargas Llosa, përfaqësuesi i UNHCR-së në Siri.

Pothuajse gjysma ishin fëmijë dhe adoleshentë, ndërkaq numri i burrave që kaluan kufirin ishte i vogël, tha ai.

“Ata po kalojnë nga një shtet që është në luftë, në një tjetër që po përballet me një konflikt që 13 vjet”, tha Vargas Llosa gjatë një konference për media në Gjenevë.

Ai tha se UNHCR-ja po punon me Qeverinë siriane dhe partnerët për të përshpejtuar procesin e pranimit të tyre, se Siria po i lejon shtetasit libanezë të hyjnë në shtet, dhe se ata mund të qëndrojnë në shtet nëse kanë një dokument të identifikimit.

Libani është shtëpi e afër 1.5 milion sirianëve që ishin larguar nga lufta civile në shtetin e tyre.

Konflikti mes forcave izraelite dhe Hezbollahut është intensifikuar së fundi, teksa qindra persona janë vrarë në Liban nga sulmet ajrore izraelite, shkruan REL.

Në total, më shumë se 200.000 persona në Liban janë zhvendosur nga konflikti, sipas OKB-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U helmua me kërpudha, gazetari që zbuloi lidhjen e dyshuar të Putinit gjendet i vdekur në mërgim

Letonia po heton vdekjen e gazetarit rus në mërgim Grigory Nekhoroshev, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka konsumuar kërpudha helmuese. Nekhoroshev ka...
17:38 | 24/06/2026

Më afër se Hëna, një asteroid “krejtësisht i padëmshëm” së shpejti do të kalojë pranë Tokës

Asteroidi (152637) 1997 NC1 do të kalojë pranë Tokës pa rrezik të shtunën dhe do të jetë i dukshëm për vëzhguesit me ndihmën e një...
17:02 | 24/06/2026

Macja Larry në Britaninë e Madhe që ka përcjellë gjashtë kryeministra

Britania e Madhe ka ndërruar gjashtë kryeministra që nga viti 2011, por një banor i Downing Street ka mbetur i pandryshuar gjatë gjithë kësaj periudhe, macja Larry....
16:57 | 24/06/2026