Borrell takon liderët e Ballkanit në OKB, kërkon bashkëpunim dhe stabilitet rajonal
Përfaqësuesi i Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell mbajti një takim jozyrtar me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ne takim mori pjesë kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, Kryetari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës Denis Beqiroviç, presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska–Davkova, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe zëvendëskryeministri për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane të Malit të Zi, Filip Ivanoviç.
Ajo që bie në sy në dy fotot e publikuara nga Borrel është se ato janë të paplota.
Në njërën mungon Vjosa Osmani dhe në tjetrën Vuçiç.
Nuk dihet nëse dy liderët kanë refuzuar të fotografohen në prani të njëri-tjetrit apo çfarë ka ndodhur.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell dhe liderët e Ballkanit Perëndimor diskutuan rëndësinë e forcimit të qëndrueshmërisë, duke theksuar nevojën për harmonizim strategjik me Bashkimin Evropian për të ruajtur stabilitetin rajonal.
“Takimi vjetor pasqyron përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj partneritetit tonë me Ballkanin Perëndimor – shtetet tona anëtare të ardhshme. Ai shërben si një rast për shkëmbimin e pikëpamjeve për çështjet me interes të përbashkët, përtej zgjerimit, për çështjet e sigurisë dhe stabilitetit global”, thuhet në njoftim.
Përfaqësuesi i Lartë, Borrell theksoi se Ballkani Perëndimor është një pjesë integrale e së ardhmes së Evropës.
Sipas njoftimit, Borrell theksoi rëndësinë dhe forcën e lidhjeve BE-Ballkani Perëndimor dhe përsëriti se anëtarësimi në BE është i arritshëm, me kusht që reformat kyçe të ndiqen me fokus të ri.
“Takimi ishte një mundësi për të kujtuar nevojën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ekzistuese dypalëshe. Përfaqësuesi i Lartë Borrell nënvizoi rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë të arritura përmes dialogut dhe kompromisit si hapa thelbësorë drejt integrimit në BE. Udhëheqësit duhet të marrin vendime të guximshme dhe strategjike për të çuar përpara aspiratat e tyre evropiane”, thuhet tutje në njoftim.
Përfaqësuesi i Lartë Borrell përfundoi duke rikonfirmuar angazhimin e BE-së për të mbështetur Ballkanin Perëndimor në rrugën e tyre evropiane, duke theksuar se zgjerimi mbetet një prioritet kryesor për BE-në.
LEXONI GJITHASHTU:
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore
- 18:43 Vengu pret ish- presidentin Hollande: Partneriteti me Francën po jep rezultate konkrete, mbështetje për integrimin
- 18:43 Izraeli: Nuk do t’i tërheqim trupat nga Libani