Aksident në Delvinë| Makina përmbyset në rrugë, ‘zhduket’ drejtuesi i mjetit
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Bajkaj në Delvinë.
Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se një automjet dyshohet se është përplasur me rrethrrotullimin që ndodhet në afërsi të këtij fshati, pjesë e aksit Kardhiq-Delvinë.
Forca të shumta policia kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë gjetur një automjet të përmbysur në rrugë, por në vendin e ngjarjes nuk ndodhej asnjë person.
Policia ka vijuar kontrollet në zonë dhe përpjekjet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.
Mësohet se Sektori i Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë i ka bërë herë pas here kërkesë ARRSH-së për vendosjen e sinjalistikës dhe ndriçimin e aksit rrugor ku ndodhet rrethrrotullimi, mungesa e të cilave mendohet të ketë qenë edhe shkak për aksidentin e mbrëmjes së djeshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
- 20:11 Presidenti Begaj reagon për herë të parë për protestat: Mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 20:03 Nis marshimi nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë në ditën e 25-të të protestës në Tiranë
- 19:47 Rrëzohet kamioni në Librazhd, bllokohet rruga për mbi një orë (VIDEO)
- 19:34 Policia Metropolitane e Londrës do zgjerojë dronët dhe teknologjinë e njohjes së fytyrës gjatë hetimeve