Arban Domi tregon “dobësinë” e vaksinës kineze

14 Prill 2021 | 20:04

Arban Domi, drejtuesi i Departamentit të Zhvillimit të Vaksinave pranë kompanisë “Geovax” në Georgia të SHBA analizoi efektshmërinë e vaksinave kundër Covid-19.

Gjatë një interviste me Euronews Albania, z. Domi e konsideroi pozitivi faktin që në Shqipëri po vijon procesi i vaksinimit pasi sipas tij ky proces do të frenojë përhapjen e virusit.

Në lidhje me vaksinat, ku ka pasur edhe mosbesim për efektin e tyre, Domi thekson se “Pfizer” e ka dëshmuar efikasitet të lartë. Lajm i mirë për të është se në Shqipëri bluzat e bardha janë vaksinuar me “Pfizer”.

“Pfizer e ka provuar efikasitetin e saj në mënyrë të lartë dhe për faktin e mirë mjekët e kanë marrë këtë vaksinë, kështu që mund të konsiderohen të mbrojtur. Sa i përket AstaraZeneca, e cila ka një efikasitet të pranueshëm dhe e ka treguar veten në Britaninë e Madhe. Dhe kjo në Shqipëri është një gjë pozitive.”, tha ai.

Sa i përket vaksinës “Sputnik V”,  Domi thekson se vetë fakti që rusët kanë zgjedhur ta dërgojnë vaksinën e tyre pranë EMA-s për certifikim tregon se janë të bindur tek efektshmë ria e saj.

“Sputnik, megjithëse nuk kemi parë dokumentacionin dhe nuk mund të japë gjëra përfundimtare për të, por vetë fakti që prodhuesi rus e ka dërguar tek EMA është një gjë pozitive dhe kjo tregon se ato kanë besim tek vaksina e tyre”, tha ai.

Ai shprehu shqetësim në lidhje me vaksinën kineze “Sinovac”, e cila sipas tij, siç dëshmojnë studimet paraprake thuhet se ka një shkallë të ulët efikasiteti.

“Po e paragjykoj pa efekte sekondare, sigurinë po e lënë mënjanë sikur është e mirë. Problemi im personal është tek efikasiteti. Në rastin e Brazilit, që është testimi klinik më i pranueshëm në fushën tonë, është tek 50.38 % pas dy dozave dhe kjo lë për të dëshiruar. Me aq njohuri sa kam në mënyrë private nga kolegë të tjerë, por edhe nga njoftimet mediatike efikasiteti lë shumë për të dëshiruar dhe e fundit që është më shqetësuesja është deklarimi publik i njërit nga personat më të lartë të Agjencisë Kineze të Ndjekjes së Sëmundjeve. Në Shqipëri nuk është diskutuar shumë, por për mua është serioze”,  theksoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026