Napoli merr kreun e Serisë A, Juventusi i dyti

30 Shtator 2024 | 10:01

Skuadrat e kreut kanë regjistruar fitore në kampionatin italian, aty ku Napoli ka marrë vendin e parë duke lënë pas Juventusin, Milanin dhe Interin. Fundjava ishte pozitive për të 4 ekipet, sidomos për napoletanët të cilët ngjiten të parët, duke kaluar presionin në anën e kundërshtarëve. 3 herë fituesit e Serisë A luajtën mbrëmjen e së dielës ndaj Monzës, përballje e cila u zgjidh shpejt e u fitua në rezultatin 2-0. Fillimisht Politano e pas tij gjeorgjiani Kvaratskhelia vulosën triumfin e 4 në 5 javë për Antonio Conten, që duket se është përshtatur shumë mirë me skuadrën.

Më herë fitore regjistruan dhe Roma, Lazio e Como, e cila po konsolidohet nga ndeshja në ndeshje. Empoli-Fiorentina nuk pati fitues. Serinë e 3 pikëshave e nisi Milani në duelin ndaj Lecce, ku shënoi një tripletë. Po aq shënuan dhe Interi e Juventusi, respektivisht bardhezinjtë ndaj Genoas në transfertë 0-3 dhe Interi ndaj Udinese 2-3.

Sa i përket klasifikimit, në krye qëndron Napoli me 13 pikë më pas Juventus 12, Milan, Inter dhe Torino me 11, për të mbyllur 5 vendet e para në tabelë. Surprizë e deri më tanishme mund të konsiderohet Empoli i vendit të gjashtë, që së bashku me Juventusin nuk kanë pësuar asnjë humbje në 6 javë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026