Napoli udhëheq kampionatin italian, Roma barazon me Xhenoan, “ngec” Interi
Në letër një ndeshje e lehtë, por transferta me Monzën rezultoi krej e kundërt për Interin, i cili regjistron barazimin e dytë në Serinë A. Të besuarit e Simone Inzaghit nuk shkuan më shumë se një 1-1, ndërsa për disa minuta e panë veten në disavantazh. Fraksioni i parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytin, Da Mota kaloi në avantazh vendësit. Kur u duk se Monza do të merrte fitoren, mbrojtësi holandez Dumfries riktheu ekuilibrat, e u dha 1 pikë zikaltërve.
Napoli mori kryesimin e kampionatit italian të dielën, pasi i dha një shuplakë të fortë Cagliarit në transfertë. Di Lorenzo, Kvaratskhelia, Lukaku e Buongironi ishin autorët e golave për skuadrën e Contes e cila numëron 3 fitore radhazi. Më herët Atalanta triufmoi ndaj Fiorentinës, ndërsa Roma barazoi me Genoan në transfertë.
Kryeqytetasit ishin pranë fitores minimale pas golit të Dovbyk, por në të 96-ën De Winter solli barazimin, me shifrat që mbetën të pandryshuara deri në fund. Java e ardhshme premton ndeshje spektakolare si derbi i Madoninës Inter-Milan apo Juventus-Napoli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Calafiori firmos kontratën 5-vjeçare te Arsenal, Juventus synon afrimin e Adeyemit
- Salah vendos rekord të ri, shënon golin e tij të 9 në ditën e parë për Liverpool-in
Udhëheqësi i ri suprem i Iranit betohet për hakmarrje: Do të paguajnë për gjakun e babait tim
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë