Calafiori firmos kontratën 5-vjeçare te Arsenal, Juventus synon afrimin e Adeyemit

30 Korrik 2024 | 18:29

Pas një sezoni të jashtëzakonshëm me bolonjan në kampionatin Italian, Ricardo Calafiori vendosi t’i japë fund rrugëtimin në Serinë A, duke u transferuar në Angli, aty ku u zyrtarizua si lojtar i Arsenalit.

22-vjecari ka nënshkruar një kontratë për 5 sezone me topcinjtë, të cilëve iu kushtoi plot 45 mln euro, të cilat mbushin arkat e klubit Italian.

Arteta e cilëson lojtarin të rëndësishëm në repartin difensiv, e do tu japë zgjidhje problemeve që londinezët kanë në prapavijë.

Calafiori ishte një zbulim i Romës, por më pas u huazua e u shit tek Bolonja, ku u aktivizua për 1 sezon, ndërsa tanimë do të jetë nën urdhrat e Artetës tek Arsenal.

Nga Bolonja një tjetër largim, ndoshta edhe më me peshë ishte ai i trajnerit Thiago Motta, që aktualisht është në krye të Juventusit, madje duke marrë në dorë frerët e merkatos.

Ish-mesfushori ka gati dhe listën me lojtarët që dëshiron të sjellë në Torino, mes tyre gjermani Karim Adeyemi.

Sulmuesi verdhezi vlerësohet nga dyshja Motta-Guintoli, me këtë të fundit që pak kohë më parë zhvilloi dhe një takim me lojtarin.

Lojtari do të ishte gati për një transferim në Itali, por pengesë mbetet Dortmundi i cili kërkon jo më pak se 50 milionë euro.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar

Studiuesi Auron Tare ka folur për Review, në Euronews Albania, me moderatore Greta Topjana lidhur me turizmin në Shqipëri në kuadër të protestave që zhvillohen...
20:57 | 12/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në afërsi të zonës së Viroit. Sipas informacioneve paraprake, në...
19:16 | 12/07/2026

Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se fondi prej 4 milionë eurosh i akorduar nga qeveria për...
14:50 | 12/07/2026