I afërm me gjeneralin e lartë iranian, kush është lideri i ri i Hezbollahut

30 Shtator 2024 | 12:22

Këshilli ekzekutiv i Hezbollahut emëroi Hashem Safiedin, një figurë e shquar në udhëheqjen e grupit militant nga Libani, si pasardhës i liderit të vrarë dy ditë më parë Hassan Nasrallah si sekretar të përgjithshëm, sipas burimeve të portalit Al Arabia.

Nasrallah u vra në selinë e tij nëntokësore shumë të fortifikuar, të ndërtuar nën një kompleks me gjashtë ndërtesa në zemër të Dahiya, një periferi jugore e Bejrutit, në një sulm masiv ajror izraelit të premten. Thuhet se ai vdiq nga mbytja në një bunker të paajrosur, prandaj trupi i tij u tërhoq i paprekur nga rrënojat.

Safieddin (Safi Al-Din), është një i afërm i Nasrallah dhe ishte një nga oficerët e lartë që nuk ishin të pranishëm në skenën e sulmit ku u vranë disa komandantë të lartë të Hezbollahut.

Ai është përgatitur për të pasuar Nasrallah që nga viti 1994, kur u thirr nga Como në Bejrut për të kryesuar këshillin ekzekutiv dhe për të mbikëqyrur operacionet politike të grupit. Sipas disa raporteve, në vitin 2008, Nasrallah propozoi Safiedinin si pasues të tij pasi mësoi për planin e Izraelit për ta vrarë atë.

Safiedin ka qenë kreu i këshillit ekzekutiv të grupit deri më tani. Familja e tij është shumë e respektuar në qarqet shiite dhe përfshin disa teologë dhe politikanë. Vëllai i tij Abdullah është përfaqësues i Hezbollahut në Iran dhe djali i tij Reda është i martuar me vajzën e të ndjerit Qasem Soleimani, gjeneralit iranian të vrarë në një sulm me dron amerikan në vitin 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026