Ambasadori i BE-së mesazh magjistratëve të rinj: Të mbrojmë reformën në drejtësi
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, mori pjesë këtë të hënë në një aktivitet të organizuar nga Shkolla e Magjistraturës, ku përcolli disa mesazhe për magjistratët e rinj në Shqipëri.
Gonzato bëri thirrje për ruajtjen e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë në vend, duke theksuar rëndësinë e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ai vuri në dukje se pa institucione të pavarura, nuk mund të ketë një drejtësi të pavarur dhe nënvizoi rolin thelbësor të transparencës në funksionimin e sistemit të drejtësisë.
Gonzato përgëzoi gjithashtu progresin e Shqipërisë në drejtësi, veçanërisht për rritjen e përfshirjes së vajzave magjistrate në sistemin gjyqësor, duke e cilësuar këtë një arritje të rëndësishme për vendin.
Ai shtoi se arritjet e reformës në drejtësi duhet të konsolidohen më tej.
“Të gjitha arritjet e Reformës në Drejtësi duhet të konsolidohen më tej, jo vetëm në aspektin ndëshkues të luftës kundër korrupsionit, por edhe në luftën e paralajmërimit.
Është e rëndësishme që të mos lëmë pas frymën e Reformës në Drejtësi, duke marrë parasysh elementë që mund të përmirësojnë ose pengojnë zbatimin e saj dhe është e rëndësishme ta mbrojmë atë. Ju keni të gjithë mbështetjen tonë” , tha Gonzato.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar