“Hamë bukë thatë!”- Penionistët e Korçës nuk përballojnë dot shpenzimet
Një tetor është Dita Ndërkombëtare e Të Moshuarve. Për pensionistët e Korçës, kjo ditë më mirë mund të quhet “Dita e Të Mohuarve”, pasi ata trajtohen pa dinjitet dhe pensionet e tyre, së bashku me rritjen e tyre, janë qesharake.
“Për mua, është pak. Kam punuar shumë vite dhe marr pak. As çerekun e shpenzimeve nuk e mbuloj, as ilaçet e mia, as ilaçet e gruas. Rrojmë si të rrojmë,” – tha një pensionist.
“Pensioni ynë është shumë i ulët. Parlamentarët duhet t’i djegin karriget për ne pensionistët, ishte një tjetër gjë kur e bënin për rrogat e tyre, 4.1%,” – tha një tjetër i moshuar.
“Kur ke punuar një jetë dhe në vitet e fundit nuk arrin dot që kontributet të të vlejnë për të ushqyer veten, do të hash bukë thatë,” – tregon një tjetër pensionist.
“Çfarë të marr unë? Ilaçet, ujin, dritat… Më jep ti, ma bëj 200 lekë pensionin ta ha me gjellë. Dhe e ha thatë,” – shprehet një pensionist.
Në qarkun e Korçës jetojnë afro 48 mijë pensionistë, të cilët nuk marrin të ardhura mjaftueshëm për të përballuar jetën.
Ata kërkojnë që të ndërtohen edhe qendra ditore, pasi lokalet ku mund të qëndrojnë janë shpenzime ekstra për ta.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset