Pleqëria në azil, përjetimet në shtëpinë e të moshuarve e mungesa e fëmijëve

1 Tetor 2024 | 16:18

Çdo vit e më tepër po shtohet numri i të moshuarve që shkojnë për të jetuar në qëndra të përkujdesit për të moshuar. Shkaku kryesor është emigrimi i fëmijëve.

Elvana ka 2 muaj që jeton në azil. Jeta nuk është treguar e drejtë me të, ndaj kjo kohë duket si qetësia pas stuhisë.

“Burri më ka vdekuri ri po ca ti bësh, me vdiq djali nuk duronte dot ishte I lidhur pas të jatit, I dyti shkoi në Angli…vendosa se isha vetëm në shtëpi, vetmia të mbyt, do bëja pazaret, punë, as muhabet, asgjë, këtu u kënaqa me shoqet,” –u shpreh Elvana.

Pas 10 vitesh duke jetuar njëherë tek vajza e njëherë tek djali, nëna Bukurie, ka gjetur qetësinë e munguar. Jeta në azil, e ka kthyer vite pas në rini, me shoqe e shokë, ku nuk mungojnë bisedat dhe kafet cdo mëngjes, në këtë ballkon.

-Azili është tamam shtëpi, atje kisha punë do bëja pazaret, do prisja njerëz, këtu kam dhomën time krevatin tim, librat e mi, shoh tv, shoqe shokë kam…burri ka 10 vjet që më ka vdekur, isha vetëm edhe pse vajza më merrte, por dhe shko andej këtej, doja të rri diku që të mos lëviza,” –tha Bukuria, një pensioniste 88 vjeçare.

Ndryshe nga shoqet, Gliqeria s’e kishte menduar kurre se nje dite do te jetonte ne azil. Për të ky ndryshim ka qënë i vështirë për tu pranuar, sidomos pasi plqërinë e mendonte pranë niperve dhe mbesave.

-Në fillim u mërzita shumë, por u mësova…ngroohtësia e shtëpisë më mungon, jetë tjetër.  Nuk më erdhi mirë por nuk e mërzita cunin, më vjen keq. Si në shtëpi nuk ka, dilja pardite, bëja Pazar, drekën,” –tregoi një 82-vjeçare.

1 Tetori është Dita Botërore e të Moshuarve.

Fokusi në këtë ditë është tek mosha e tretë, problemet e tyre dhe kujdesi i shtuar që duhet, nga familja, shoqëria dhe institucionet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, gjatë fjalës së tij këtë të enjte në Kuvend, foli për projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Bankën...
14:04 | 16/07/2026

Plagosja në Poliklinikën e Shkodrës, vëllai i 32-vjeçarit tentoi të vriste autorin e dyshuar, arrestohet nga policia

Konflikti i nisur në ambientet e Poliklinikës së Shkodrës rrezikoi të përshkallëzohej në një tjetër ngjarje të rëndë. Pas plagosjes me thikë të 32-vjeçarit Vildan...
13:16 | 16/07/2026

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar drejtuesit e rinj të zgjedhur në strukturat drejtuese të PD-së, duke theksuar se procesi u bazua te...
13:10 | 16/07/2026