Emigracioni në BE, shqiptarët të dytët për numrin e lartë të azilantëve të kthyer
Mbi 96 mijë qytetarë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian u urdhëruan të largohen nga një vend i BE-së, në tremujorin e dytë të vitit 2024, ndërkohë që 25,285 persona u kthyen pas marrjes së urdhrit për largim.
Krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, numri i urdhrave për largim ra me 7%, ndërsa numri i kthimeve në vendet e treta u ul me 3.9%.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2023, numri i qytetarëve nga vende jo antare të BE të urdhëruar të largohen ra me 10%, ndërsa numri i të kthyerve u rrit me 21.3%.
Sipas të dhënave të publikuar nga Eurostat, qytetarët algjerianë dhe marokenë përbënin pjesën më të madhe të qytetarëve që u urdhëruan të largoheshin nga një vend i Bashkimit Europian, secili me 7% të totalit. Pas tyre vinin qytetarët turq dhe sirianë, secili me 6%.
Ndër qytetarët që u kthyen pjesën më të madhe e përbënin qytetarët gjeorgjianë (10%), të ndjekur nga ata shqiptarë (8%) dhe turq (7%).
Nga të dhënat kombëtare, Franca kryesoi listën me numrin më të madh të qytetarëve që u urdhëruan të largohen, me 31,195 raste, e ndjekur nga Gjermania me 12,885 dhe Greqia me 6,555.
LEXONI GJITHASHTU:
Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve
- 15:15 Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
- 15:06 Mblidhen 53 nënshkrime nga deputetët në Serbi, kërkojnë shkarkimin e ministres Snezana Paunoviç
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme