U braktis nga fëmijët, 74-vjeçari i paralizuar në azil: Fajtor për dashurinë që fala
Ky është Bardhyl Zabzuni, 74-vjeçari nga Elbasan i cili prej 10 vitesh provon shijen e hidhur të vetmisë.
I paralizuar prej kohësh, i moshuari nuk e ka të lehtë të tregojë sakrificat e jetës në ditën ndërkombëtare të të moshuarve.
“Unë kam gati dy vite që jetoj këtu, më solli vëllai. Kam qenë i martuar dhe kam tre goca, ajo kishte vëllanë në Greqi e mori për një jetë më të mirë, iku më mori dhe kalamajtë e ngela vetëm. Nevojë kam shumë për ta dhe kur shoh kalamaj që vijnë nxirr mallin e tyre…”,-tha Bardhyl Zabzuni, pensionist.
Pendesa nuk është diçka që e shoqëron për detyrën prindërore Bardhylin, por megjithatë e ndjen veten fajtor për dashurinë pa kufij që ka falur gjatë jetës.
Ai thotë se tashmë në azilin ku jeton ka gjetur një familje me të madhe, se ajo para 10 vitesh.
“Unë këtu kam gjet një familje, lash një familje atje dhe e gjeta këtu. Personeli është shumë i respektueshëm, na trajtojnë sikur jemi ne prindërit e tyre, jo sikur jemi azilant. Jeta shumë e vështirë por sa erdha këtu u rehatua shpirti, jam më ndryshe”,-tha Zabzuni.
Kjo nuk është thjesht jeta e Bardhyl Zabzunit, por realiteti i kohës kur fëmijët largohen për të ndërtuar jetën e tyre, ndërsa të moshuarit përjetojnë plagën më të rëndë të jetës, vetminë.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë