Shtyhet seanca për “Metamorfozën”, prokurorët përplasen me avokatët e të pandehurve

Dosja për inceneratorin e Fierit
1 Tetor 2024 | 18:30

Disa nga të akuzuarit e dosjes “Metamorfoza” mes të cilëve, ish-prokurori Xhevahir Lita, ish-shefi Operacionales Oltion Bistri dhe boksieri Astmer Bilali, kërkuan në Gjykatën e Posaçme që të gjykohen me gjykim të shkurtuar, kërkesë për të cilën trupa gjykuese do shprehet në seancën e radhës.

Seanca e sotme (1 Tetor) zgjati rreth 3 orë.

Gjyqi është shoqëruar me debate mes dy prokurorëve Arben Kraja dhe Altin Dumani, me avokatët e të pandehurve.

Sipas mbrojtësve ligjorë, pas më shumë se një viti Prokuroria e Posaçme ka pranuar që provat e grumbulluara nga zbërthimi i Sky ECC nuk janë dokumente siç kanë pretenduar deri më tani, por janë përgjime.

Qëndrim të cilin e kanë mbajtur avokatët që prej ditës së parë kur ka nisur ky proces. Seanca e kësaj të marte u shty për një ditë tjetër, për shkak të orarit të zgjatur.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026