Gazment Bardhi thirret në Prokurorinë e Posaçme
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, do të paraqitet këtë të mërkurë në orën 15:00 në Prokuroinë e Posaçme.
Burime bëjnë me dije se Bardhi është thirrur në organin e akuzës për t’u pyetur në lidhje me denoncimin e bërë prej tij, dy ditë më parë, për komunikimet në SKY ECC.
Ishte vetë kreu i grupit parlamentar të PD-së ai i cili informoi të hënën Prokurorinë e Posaçme, mbi disa mesazhe që mbërritën në telefonin e tij nga një përdorues me emrin “Mbreti Zog”. Sipas Bardhit mesazhet i mbërritën në mbrëmjen e 28 shtatorit në aplikacion ‘Signal’.
Përmbajtja e mesazheve konsistonte në dy dokumente përgjimesh të Sky, me mbishkrimin të jesh mirë dhe poshtë saj emrat e Ervis Martinajt dhe Erigers Mihasit, të dy personazhe të botës së krimit, ku Erigers Mihasi është ekzekutuar në një atentat në zonën e Astirit.
Në shkresën drejtuar Altin Dumanit, Bardhi nënvizon se mesazhet janë një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumenteve të falsifikuara dhe kërkon nga SPAK hetimin e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara