A do e kthejnë liderët e rinj pëlqyeshmërinë në vota? Çeka: Terren i vështirë për ta
Duke ju referuar rezultatit të pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet e kaluara në vitin 2021, do duhet që çdo parti e re në zgjedhjet e vitit që vjen të marrë minimalisht 17 mijë vota të vlefshme për t’u konsideruar pjesë e garës.
Nisur nga një sondazh nga Euronews Albania për majin e vitit 2024, rezulton se pëlqyeshmëria për partitë e reja janë këto:
Adriatik Lapaj me 40,8%
Agron Shehaj me 30,2%
Arlind Qorri me 23,8%
Endri Shabani me 19,6%
Për të kuptuar terrenin që do të fitojnë këto lëvizje apo parti të reja në zgjedhjet e vitit që vjen, i ftuar në emisionin Barometri në Euroneës Albania, Blendi Çeka nga Data Centrum u shpreh se liderët e rinj i pret një betejë e vështirë.
Kjo sepse, sipas Çekës, do duhet të testohet në zgjedhjet e vitit 2025 nëse pëlqyeshmëria sipas sondazheve kthehet në votë reale.
“Jo rastësiht liderët janë ndarë në dy pjesë. Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Ilir Meta kanë vërtetuar që kanë një korrespodencë t plotë me pëlqyeshmërinë me votat që kanë marrë. Pse, sepse kanë testuar me dekada. Kurse liderët e rinjë duhet ta provojnë. Pyetja është se sa realisht këtë pëlqyeshmëri do e kthejnë në votë. Është një test për ta, terren i vështirë, në një kulturë politike që ka një eksperincë të mëparshme. Sa subjekte të arrijnë që ta kthejnë këtë pëlqyeshmëri në votë reale,” – u shpreh Çeka.
LEXONI GJITHASHTU:
Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 13:22 Ake do të largohet nga Manchester City për t’u bashkuar me Fenerbahcen
- 13:05 Kanabis me vlerë 250 mijë euro në Rinas, policia ndan detaje: Në pranga 34-vjeçari. Procedohen 2 persona (VIDEO)
- 13:04 Temperatura të larta dhe kthjellime, ja si parashikohet moti për ditët e ardhshme
- 12:48 Rama për BBC: Protestat, shenjë e një shoqërie të shëndetshme dhe demokratike
- 12:48 Përplasje e rëndë mes 6 makinave në autostradën “Ibrahim Rugova”, plagosen 8 persona, mes tyre edhe një grua shtatzënë
- 12:37 Sulmi rus vret të paktën katër persona, Zelenskyy kërkon presion më të madh ndaj Moskës