Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK
SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.
Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj për të dhënë deklarime mjeku Emdond Gashi.
Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.
Kujtojmë se abuzimet brenda spitalit Onkologjik, u zbuluan më 26 qershor të këtij viti. Pacientët liheshin pa shërbim falas në shtet në mënyrë që të orientoheshin drejt privatit, konkretisht në klinikën “Megis” në Astir, të onkologut Edmond Gashi, aktualisht në masë arresti në shtëpi.
Koordinatori Lela dyshohet se gjente në spital të sëmurët dhe duke i paraqitur një situatë të zymtë se te Onkologjiku do prisnin gjatë, i çonte te klinika e Gashit. Për secilin merrte përqindjen e tij. Mjekja Pere akuzohet se ka asistuar në ndërhyrjen e një të moshuare në klinikën “Megis”, edhe pse nuk ishte e deklaruar në privat.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)