Skandali te Onkologjiku, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për mjekët
U mbajt këtë të mërkurë në GJKKO seanca për skandalin te Onkologjiku. Në përfundim të seancës trupa e gjyqtarëve vendosi të lërë në fuqi masat e sigurisë të përcaktuara më herët.
Në ambientet e GJKKO këtë të mërkurë ishin të pranishëm dhe mjeku Edmond Gashi, farmacisti Florian Marku, dhe Alketa Pere të cilët janë nën hetim në masa më të buta sigurie.
Masat në fuqi për të akuzuarit e dosjes ‘Onokolgjiku’:
- Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie”
- Alketa Pere Ymeri, mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje”
- Brikena Qirjazi, Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje”
- Emiljano Lela, Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje”
- Drilona Kishta, ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje”
- Halil Gashi, administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje”
- Florian Marku, administrator farmacie – “Arrest shtëpie”
Sipas dyshimeve të prokurorisë mjekët nuk u ofronin shërbim në spitalin shtetëror të sëmurëve me kancer, për t’i transferuar në klinika private në pronësi ose lidhje me ta.
Marrja e dosjes nga SPAK erdhi pas vendimit të Prokurorisë së Tiranës për të shpallur moskompetencën në lidhje me skandalin te spitali Onkologjik.
SPAK ka nisur hetimet edhe për “Korrupsion”, përpos “Shpërdorimit të detyrës”. Gjithashtu nga ana e SPAK janë duke u verifikuar edhe disa farmaci për kondrabandë ilaçesh. Në sitën e prokurorisë do të kalojnë edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtues të QSUT për çështjen e qendrës së Kobaltit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje