Mungesa e tabelave informuese në Sarandë, problematikë e vazhdueshme për turistët

3 Tetor 2024 | 16:48

Manastiri i Shën Gjergjit, i ndërtuar mbi rrënojat e Murit të Demës është një nga monumentet e kategorisë së parë më të veçanta përgjatë rrugës Sarandë-Ksamil.

Mes kultit dhe historisë Manastiri i Shën Gjergjit, pak nga pak po njihet edhe nga vizitorët.

Ato që mungon në këtë monument janë tabelat informuese për vizitorët.

Të cilët duan të njohin historinë qindra vjeçare të manastirit dhe kishës.

I vendosur mbi një kodër, ai ka luajtur rol fetar dhe politik përgjatë shekujve të kaluar.

“Manastiri si edhe kisha janë ndërtuar mbi murin e Demos, së dyti manastiri ka konturet e sotme të mureve rrethuese në sipërfaqe të vogël dhe kryesisht pjesën më të madhe të sipërfaqes së kodrës dhe ka shërbyer si pikë strategjike më vonë në të gjitha pushtetet që kanë kaluar duke kontrolluar detin Adriatik, kanalin e Korfuzit për transportin detar si edhe mbi burgun e Delvinës në pjesën lindore si dhe liqenin e Butrintit, pra kanë kontrolluar të gjitha këto pozicione si pikë strategjike.” –u shpreh arkeologu Halil Shabani.

Manastiri i Shën Gjergjit daton që në shekullin e XlV, ndërsa tre shekuj më vonë në brendësi të tij është ndërtuar kisha, që mban po të njëjtin emër. Kisha i perket stilit bizantin dhe ka formën e një kryqi.

“Kisha është ndërtuar brënda territorit të mureve mbrojtëse të manastirit. Është e shekullit të XVll, dhe futet në tipin e kishave bizantine në formë kryqi me një kupolë. Kjo kishë ka vetëm një nef apo një sallë ku bëhen të gjitha ritet përkatëse.”-tha më tej arkeologu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026