Përfshihet nga flakët azili privat në Tiranë, disa të lënduar
Një azil privat në rrugën Ali Visha në Tiranë është përfshirë nga flakët.
Incidenti ndodhi gjatë orëve të vona të natës, ku një dyshek në dhomën e një të moshuari mori aksidentalisht flakë.
Shkak për rënien e zjarrit u bë një batanije elektrike me të cilën po ngrohej një prej të moshuarve.
Zjarri u përhap me shpejtësi, por fatmirësisht u izolua para se të shkaktonte dëme të mëdha në ndërtesë apo në zona të tjera të azilit.
Nga incidenti, katër të moshuar pësuan lëndime të lehta, por janë jashtë rrezikut për jetën. Ata u trajtuan menjëherë dhe po marrin kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Autoritetet arritën në vendngjarje për të hetuar shkaqet e incidentit.
Raportohet se nuk ka pasur dëme të mëdha materiale dhe situata është vendosur nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet