Lindja e Mesme e kërcënuar nga lufta! Eksperti: Trazirat nga Izraeli dhe Irani
Në emisionin BalkanTalk fokusi i pasdites së kësaj të shtune ishte ngjarja që mbërtheu opinionin publik botëror si pasojë e shpërthimit të një tjetër sulmi në Lindjen e Mesme.
Ekspert i çështjeve të sigurisë, Erdogan Shipoli ishte këtë të shtunë në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Washington për EuroNews Albania për të diskutuar dhe analizuar rreth shkaqeve të luftës.
Lindja e Mesme, sipas Shipolit, është rajoni më i ngarkuar me problematika të jashtëzakonshme të cilat po tentojnë ta shndërrojnë konfliktin në një Luftë të Tretë Botërore.
“Ne po flasim për një rajon që gjithmonë ka rreziqe të tilla. Unë shpresoj dhe jam optimistë që nuk jemi në fazën për të thënë që kemi luftë rajonale. Mendoj se kemi të bëjmë me PR e komunikimit për publikun e brendshëm mes Izraelit dhe Iranit. Gjithmonë kanë qenë në konflikt por tanimë situata është pak më e acaruar. Atje edhe kur ska një konflikt rajonal situata nuk është e mirë se mund të shohim tragjedirat që po i ndodhin popullit palestinez ose libanez”, -tha eksperti.
Eksperti Shipoli theksoi se Izraeli e ka përkrahjen e plotë nga SHBA.
“Janë disa momente që e ka përkrahjen intensive të madhe dhe mundësitë që Izraeli të qortohet janë të pakta. Donald Trump i ka dhënë dritë të gjelbër Netanyahut dhe suport në zgjedhjet e tij, prandaj po ndodhin të gjitha këto. Netanyahu do përdori të gjitha mundësitë deri në zgjedhjet derisa Trump apo Harris të zgjidhet,” – tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
“Vesha për pak çaste këpucët e kryeministrit”, Rama ndan postimin e qytetarit: I carried the storm
- 08:40 Mbledhja me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama mbërrin në selinë e PS (VIDEO)
- 08:40 Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë
- 08:33 Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Milot, kamioni përplaset me një makinë. Plagosen edhe 2 persona
- 08:32 Ngushtica e Hormuzit, Omani hap korridor të ri për lundrim të sigurt
- 08:25 Udhëtoi në Londër për lindjen e djalit të tij, Doku do të ribashkohet me ekipin belg për të vijuar turneun
- 08:20 Anglia ngec ndaj Ganës, ndeshja përfundon pa gola