“Agnesa e Zotit”, premierë në skenën e teatrit Skampa në Elbasan
“Agnesa e Zotit” shfaqja e Teatrit Shëtitës “Çajupi”, u prezantua si premierë në teatrin Skampa në Elbasan. Me regji nga Kiço Londo shfaqa u interpretua nga tre aktorë të njohur të teatrit Eni Jani, Laura Nezha dhe Violeta Trebicka. Kjo vepra e vitit 1979 nga dramaturgu amerikan John Pielmeier përmes ngjarjeve të bujshme, por bindëse eksploron natyrën e fuqisë së Zotit në tokë, nëpërmjet një pamje humaniste.
“Agnesa e Zotit” është një betejë midis botës së fesë dhe shkencës, faktit dhe besimit. Regjisori Kiço London tregon pse zgjodhi Elbasanin për këtë premierë dhe publikun e veçantë të qytetit.
” Elbasani është vetëm ogur i mirë, prandaj ne shumicën e shfaqjeve fillojmë dhe i promovojmë në Elbasan. Jo vetëm për distancën por për mikpritjen dhe mbi të gjitha për spektatorin e mrekullueshëm të Elbasanit, që edhe sonte e tregoi. Kur shfaqet janë të mobilizuara përcillin mesazhe, ai vjen duartroket përgëzon dhe na vë ne përgjegjësi për shfaqe të reja”,-tha regjisori Kiço Londo.
Kjo shfaqe dramë mbajti publikun në ankth deri në fund të shfaqjes. Aktorja Eni Jani, në rolin e mjekes psikiatre hyn në skenë sapo nis shfaqja dhe del prej saj në fund, pas plot 90 minutash. Në të njëjtën lartësi paraqiten edhe dy personazhet e tjera, të cilat rrëmbyen simpatinë dhe duartrokitjet e publikut.
“Përgjithësisht unë jam mësuar me pjesën e dramave nuk kam luajtur shumë komedi. Kjo ka qenë një nga ato më të veçantat, sepse në karrierën time nuk më ka ndodhur që të hy dhe të dal e fundit nga skena. Dhe kjo është ngarkesë është emocion është energji shumë e madhe, dhe për me tepër edhe vetë ngjarja është shumë delikate. Nuk është vetëm një ngjarje që ndodh janë disa është ngjarja e doktoreshës, e nenës e Agnesës të gjitha ndërthuren me njëra-tjetrën”,-tha Eni Jani.
“Autori me shumë mençuri ka thënë që ne e gjejmë mrekullinë vetëm ne shtrat e askund tjetër, dashurinë mes njeri tjetrit që sot po na ndihmon, hipokrizinë që po na rrethon. Por thelbi është pikërisht tek shenjtëria, mirësia, besimi që kanë”,- tha Violeta Trebicka.
Shfaqja dramë “Agnesa e Zotit” është e ndërtuar mbi pyetjet. E gjithë kjo lidhet me misterin e një vrasjeje: një murgeshë lind, një foshnje mbytet . Pas Elbasanit shfaqja do të udhëtojë në qytete të tjera.
LEXONI GJITHASHTU:
Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
Nolan thyen rekord personal me “The Odyssey”, arkëton 264 milionë dollarë në fundjavën e parë
Gjakova gjallërohet nga muzika dhe kultura, nis festivali “Ditët e Shqiptarëve”
- 10:19 Përhapja e propagandës ruse, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella
- 09:22 Sulmet ruse në Ukrainë lënë 15 të vrarë, raketat godasin ekspozitën e dronëve pranë Kievit
- 09:16 Pse Marc Cucurella nuk i lidh dhe nuk i pret kurrë flokët? Historia prekëse me të birin (VIDEO)
- 09:06 Ujërat e Danubit bie në nivele historike, thatësira zbulon anijet e fundosura të Luftës së Dytë Botërore në Serbi e Kroaci (VIDEO)