Bonusi i bebes, ndahen 6 mln euro më pak se plani nga buxheti i shtetit
Nënat që kanë lindur fëmijë nga janari deri në korrik kanë përfituar të gjitha së bashku, 12 mln euro. Kjo shumë është më e ulët se buxheti që kishte caktuar qeveria në fillim të vitit.
Në 7 muajt e parë të vitit, bonusi i bebeve i ka kushtuar buxhetit 12 mln euro. Për këtë periudhë qeveria priste të shpërndante 18 mln euro, por numri i lindjeve nuk ka korresponduar më shumën e planifikuar.
Shifra ka arritur në nivel të barabartë me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur nisi kjo iniciativë, ndërsa numri i lindjeve shënoi rënie vjetore rreth 7%.
Nga ana tjetër, në reduktimin e shpërblimeve për këtë program ka ndikuar edhe bllokimi i pagesave për emigrantët shqiptarë. Këtyre të fundit iu hoq e drejta për të përfituar çekun e bebes, me argumentin se nuk japin kontribut në Shqipëri dhe shpërblimi financiar për të përballuar shpenzimet spitalore të lindjes, bazohet tek politikat e shtetit ku jetojnë.
Bonusi i bebes i jepet nënës menjëherë pas lindjes, dhe faturohet 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe 120 mijë lekë për beben e tretë.
Për gjithë vitin 2024, qeveria ka parashikuar 22 milionë euro, ndërsa në vitin 2023, vlera e përgjithshme e bonusit arriti në 33 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër