Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PS, zbardhen diskutimet

7 Tetor 2024 | 11:46

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste të hënën, është diskutuar për situatën e fundit të krijuar në Kuvend lidhur me opozitën, e cila ka sjellë tensione të ndjeshme në seancat e fundit.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se deputeti Xhemal Qefalia ngriti shqetësimin mbi incidentet e ndodhura gjatë seancës të së enjtes, duke theksuar nevojën për një menaxhim më të mirë të situatave nga Shërbimet e Sigurisë.

Qefalia kërkoi që të merren masa të menjëhershme për të parandaluar përsëritjen e skenave të papërshtatshme që kanë ndodhur, të cilat, sipas tij, dëmtojnë imazhin e Kuvendit dhe e pengojnë procesin e punës së ligjvënësve.

Në përgjigje, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, informoi deputetët se Garda e Republikës është duke hartuar një plan të ri masash për menaxhimin e situatave në Parlament.

Gjithashtu shqetësim ka patur edhe për mungesën e ministrave në këtë mbledhje, pasi vetëm tre prej tyre kanë qenë prezentë, përfshirë këtu: Anila denajn, Igli Hasanin dhe Bora Muzhaqin.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026