Përfundon mbledhja e Grupit Parlamentar të PD, Bardhi: Çfarë u diskutua

17 Prill 2024 | 15:24

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka dhënë dhe detaje për atë se çfarë u diskutua.

Në fjalën e tij ai theksoi se në javën e ardhshme do të depozitojnë dy kërkesa për interperlancë urgjente me kreun e qeverisë Edi Rama.

Mes tjerash ai theksoi se është e papranueshme që të griset kushtetuesja apo rregullorja thjesht se vetëm që deputetët e mazhorancës në Kuvend dëshirojnë të jenë avokatë të Olsi Ramës

“Grupi parlamentar i PD, fillimisht do të ripërsëris shqetësimin për mohimin e të drejtave të opozitës në parlament. Jeni dëshmitar dhe besoj se brenda dy javëve dy kërkesa në përputhje të plotë me rregulloren e Kuvendit të deputetëve të opozitës e para për interperlancë urgjente me kryeministrin dhe  e dyta ajo e dopozituar javën që shkoi për një mocion me debat lidhur me shitjen prodhimin apo trafikimin e lëndëve narkotike janë mohuar për arsye personale të Ramës në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren. Mocioni për debat duhet të ishte nesër në rendin e ditës. Është e papranueshme që të griset kushtetuesja apo rregullorja thjesht se vetëm që deputetët e mazhorancës në Kuvend dëshirojnë të jenë avokatë të Olsi Ramës. Nuk bëjnë dot avokatin e vetes e jo më të Ramës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Shkalla...
12:54 | 28/07/2026

Malaj: Ekonomia u rrit me 3,7% në tremujorin e parë, parashikojmë 4% rritje në fund të vitit

Ekonomia shqiptare vijon të ndjekë një trajektore të qëndrueshme rritjeje dhe konsolidimi gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa treguesit fiskalë dhe makroekonomikë konfirmojnë...
12:26 | 28/07/2026

Vrasja e Albi Bashaliut, vëllai dëshmon në GJKKO: E mora vesh nga televizioni, nuk di kush e vrau

Në seancën e kësaj të marte në GJKKO ndaj Laert Haxhiut po vijojnë dëshmitë për episodet e vrasjeve për të cilat ai akuzohet. Në lidhje...
12:20 | 28/07/2026