Portreti i famshëm i Churchill-it, del në ankand. Ai e urrente këtë pikturë…
Shtëpia e ankandeve “Sotheby’s” ka nxjerr në shitje portretin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Winston Churchill, pikturuar nga një prej artistëve kryesorë britanikë, Graham Sutherland.
Është një studim për vaj në pëlhurë që i parapriu portretit të porositur në vitin 1954 për Parlamentin Britanik, me rastin e 80-vjetorit të politikanit. Portreti i fundit nuk i pëlqeu Churchill-it, i cili e shpalli atë një “shembull të jashtëzakonshëm të artit modern”, duke shkaktuar të qeshura shpërfillëse nga konservatorët. Në vend që të varej në parlament, ajo u dërgua në Chartwell, shtëpinë e Churchillit në Kent, dhe më vonë u dogj.
Përfaqësuesi për artin modern britanik dhe irlandez në shtëpinë e ankandeve “Sotheby’s” Andre Zlatinger tha se Churchill nuk ishte një person i lehtë për t’u pikturuar.
“Churchill e pyeti Sutherland nëse do të pikturohej si një engjëll apo një bulldog, dhe Sutherland u përgjigj se kjo varet nga ajo që i tregon burri shteti,” tha ai.
Profesori i Historisë Moderne në Universitetin e Canterbury-t dhe bashkëpunëtor në Kolegjin Churchill, Kembrixh, Kevin Ruane, theksoi se Graham Sutherland ishte i njohur për realizmin e tij të ashpër dhe pikturoi atë që pa në 1954.
“Ishte një burrë gati 80-vjeçar i cili kishte pësuar një goditje në tru një vit më parë. Kur shikoj fotografinë e pikturës, shoh një burrë që mbante peshën e botës dhe është paksa i rrënuar, por një gërmadhë madhështore gjithsesi, si Partenoni. Ju ende mund të shihni madhësinë që ishte atje, por po shembet” tha Ruan.
Skica e mbijetuar pritet të arrijë midis 622,000 dhe 996,000 dollarë në ankandin e 6 qershorit.
Në shkurt, dhëmbët e rremë të Winston Churchill u shitën në ankand në Cheltenham për 18,000 £ (rreth 22,000 dollarë).
LEXONI GJITHASHTU:
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave
- 08:49 Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
- 08:37 Deti i Azovit, një krizë e ngjashme si Ngushtica e Hormuzit?
- 08:30 Starmer në Kiev, vizita e fundit si kryeministër para dorëzimit të pushtetit
- 08:26 Këmbimi valutor 16 korrik/ Me sa lekë blihen e shiten monedhat kryesore
- 08:23 Zelensky propozon Sergii Koretskyin për kryeministër të Ukrainës